Trepça e konfirmon largimin e trajnerit turk Engin Gençoglu
Trepça ka njoftuar për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Engin Gençoglu, vetëm një ditë pas ndeshjes së tretë finale në Superligën e Kosovës.
Klubi mitrovicas tha se trajneri turk largohet me marrëveshje të dyanshme.
“Faleminderit Engin Gençoglu. Klubi i basketbollit Trepça njofton se me marrëveshje të dyanshme ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Engin Gençoglu”, njoftoi klubi mitrovicas në Facebook.
Largimi i tij vjen në prag të ndeshjes së tretë finale me Pejën në Mitrovicë të enjten dhe disa ditë pas humbjes së thellë 107:79 në ndeshjen e dytë në Pejë.
Geçoglu e udhëhoqi Trepçën drejt fitores në ndeshjen hapëse të shtëpi.
Tani në ndeshjet e mbetura finale klubi do të udhëhiqet nga Ilir Selmani, ish-ndihmësi i Gençoglut.
“Klubi e falënderon Gençoglun për kontributin e dhënë në skuadrën tonë. Skuadrën deri në fund të plejofit e drejton Ilir Selmani, që deri më tani ishte në shtabin teknik”.
Trajneri turk e udhëhoqi Trepçën drejt fitimit të Kupës së Kosovës dhe arritjes në finale duke e mundur Prishtinën favorite.