Trepça ’89 me rikthim mahnitës eliminon Llapin nga Kupa e Kosovës - NACIONALE

Trepça ’89 me rikthim mahnitës eliminon Llapin nga Kupa e Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trepça ’89 ka realizuar një rikthim të jashtëzakonshëm për ta eliminuar Llapin nga Kupa e Kosovës.

Skuadra mitrovicase ishte në disavantazh prej dy golave, por ia doli që ta përmbysë me rezultat 4:3 për ta siguruar “biletën” që të shpie në çerekfinale.

Llapi e nisi për mrekulli duke kaluar në epërsi pas vetëm shtatë minutave lojë përmes Ahmed Januzit.

I njëjti më pas e dyfishoi epërsinë pas një tjetër aksioni të shpejtë (57’).

Por, pas kësaj Trepça ’89 mori krejtësisht lojën në dorë duke e dominuar në të gjitha aspektet.

Me dy gola të shpejtë mitrovicasit e barazuan rezultatin për ta dërguar në vazhdime.

Më të motivuar se kurrë ishin edhe në kohën shtesë, ku realizuan edhe dy herë tjerë (105’, 110’).

E tëra që bëri Llapi ishte goli i tretë dhe njëkohësisht i fundit për këtë derbi (119’).

Kësisoj, Trepça ’89 avancon në çerekfinale të Kupës së Kosovës ndërsa Llapit i mbetet të fokusohet që ta sigurojë Evropën përmes kampionatit.

Lajme të ngjashme