Trajneri i Sportingut: Gënjeshtër, s’kam arritur marrëveshje me Liverpoolin - NACIONALE

Trajneri i Sportingut: Gënjeshtër, s’kam arritur marrëveshje me Liverpoolin

1 javë më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Sportingut Ruben Amorim thotë se as nuk është takuar për ndonjë intervistë me Liverpoolin pavarësisht spekulimeve të fundit.

Mediat britanike raportuan ditë më parë se “Reds” kanë gjetur zëvendësuesin e Jurgen Kloppit, duke arritur marrëveshje në parim për tre vitet në vijim me Amorim.

Megjithatë, ky i fundit i ka mohuar këto spekulime duke bërë me dije se as nuk është takuar me gjigantin anglez.

Nuk u takova me Liverpoolin për asnjë intervistë dhe nuk ka marrëveshje, s’është e vërtetë”.

Jam trajner i Sportingut dhe dua të fitoj këtu. Nuk jam takuar me asnjë klub. Asnjë marrëveshje s’është arritur”.

Ndaloni këto spekulime. Kjo është hera e fundit që flasë për të ardhmen time”, deklaroi ai.

Ndërkohë, në listën e Liverpoolit ndodhet edhe Xabi Alonso, por tekniku spanjoll pritet të vazhdojë qëndrimin te Leverkuseni edhe për një tjetër sezon.

Përndryshe, Liverpool është i fokusuar që ta mbyllë sezonin me trofe, ku janë në garë për Premierligën, Ligën e Kampionëve si dhe FA Cup.

Lajme të ngjashme