Trajneri i Serbisë: Granit Xhaka më tha se gjithçka ishte në rregull - NACIONALE

Trajneri i Serbisë: Granit Xhaka më tha se gjithçka ishte në rregull

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Serbisë Dragan Stojkovic tha se mesfushori Granit Xhaka i ka thënë se gjithçka ka shkuar mirë dhe që futbollistët kanë pasur qëndrim të mrekullueshëm.

Tifozët serbë si gjithnjë i bënë presion Xhakës, ku pas çdo prekje të topit kishte thirrje “Kosova është Serbi”, të ndjekura pastaj me fishkëllima.

Megjithatë, Xhaka mesa duket ka mbetur i kënaqur me sjelljen e serbëve në fushë.

Xhaka më tha mua se gjithçka ishte në rregull, që futbollistët patën një qëndrim të mrekullueshëm dhe gjithçka shkoi mirë”, ishte deklarata e Stojkovicit.

Videoja ku Stojkovic e Xhaka përshëndeteshin menjëherë pas ndeshjes u bë virale në rrjetet sociale, sidomos pas përplasjeve të mëparshme të Zvicrës dhe Serbisë.

Stojkovic në fakt vazhdimisht kishte dhënë lëvdata për Xhakën duke e vlerësuar si lojtar i “klasit botëror” para ndeshjes.

Serbia në fund, fitoi me rezultat 2:0, ku Zvicra dominoi në posedim por iu mungoi finalizimi, si dhe humbën një penallti.

Lajme të ngjashme