Trajneri i Rumanisë këshillon tifozët: Mos krijoni atmosferë armiqësore për Kosovën - NACIONALE

Trajneri i Rumanisë këshillon tifozët: Mos krijoni atmosferë armiqësore për Kosovën

3 javë më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Rumanisë Mircea Lucescu ka kërkuar nga tifozët rumunë që të mos krijojnë atmosferë armiqësore ndaj Kosovës, pra që të mos e përziejnë politikën me sportin.

Tifozët rumunë herën e fundit zbuluan disa banerë kundër shtetit të Kosovës, si dhe bënë shumë thirrje si “Kosova është Serbi”.

Lucescu në konferencë për shtyp ka kërkuar nga tifozët që të mos krijojnë ndonjë kaos, por vetëm ta mbështesin Rumaninë.

Kemi nevojë për mbështetjen e publikut, kemi nevojë për një atmosferë entuziaste për të na mbështetur në përpjekjen tonë për të fituar këtë grup. Do të doja që publiku ynë të na ndihmonte, të kishim të njëjtën sjellje si në Kampionatin Evropian të Gjermanisë, kur e gjithë bota e futbollit vlerësoi mënyrën se si silleshin tifozët tanë”.

Nuk kemi nevojë të krijojmë një atmosferë armiqësore ndaj kundërshtarëve tanë, të mos përgjigjemi ndaj sfidave që mund të jenë, të përpiqemi të qëndrojmë brenda kufijve të sportit dhe futbollit, inkurajimet duhet të bëhen në atë mënyrë që lojtarët të ndjejnë praninë e publikut ndaj tyre”.

Prandaj i bëj apel publikut tonë që të jetë me ekipin gjatë gjithë lojës, të mbështesë ekipin ashtu siç kanë mundur ta bëjnë së fundmi dhe në përgjithësi, gjatë gjithë kohës, sepse edhe kur luaja unë, por edhe më vonë, mbështetësit ishin të përhershëm me kombëtaren”, tha ai.

Ndërkohë, përballja mes Rumanisë dhe Kosovës zhvillohet të premten me fillim nga ora 20:45.

Kujtojmë, Rumania është lider me 12 pikë, tre më shumë se Kosova ndërsa për t’u bërë lider “Dardanët” duhet të fitojnë me një gol dallim prej katër golave.

Lajme të ngjashme