Trajneri i Rubin Kazanit: Daku luajti me injeksione për Shqipërinë
Trajneri i Rubin Kazanit Rashid Rakimov ka njoftuar se sulmuesi Mirlind Daku do të pushojë në ndeshjen e radhës, shkaku që ka përdorur injeksione për të luajtur për Shqipërinë.
Gjilanasi është kritikuar për paraqitjen e dobët për “Kuq e Zinjtë” në humbjen ndaj Rebublikës Çeke, ndërsa ishte vetëm zëvendësues në fitoren kundër Gjeorgjisë.
Rakimov ka treguar se fundmi se Daku ka luajtur me injeksione që disa javë, përfshirë edhe dy ndeshjet e fundit për kombëtaren shqiptare.
“Mirlindi është duke u trajtuar. Ne po sigurohemi që të jetë shëndetshëm. Nuk mund të luajë me injeksione vazhdimisht”.
“E njëjta gjë ndodhi tani me kombëtare (Shqipërinë). Kjo po e nxjerrë jashtë ekuilibrit psiqik sepse kur dhimbja nuk largohet, atëherë fillon të nervozohet. I duhet një pushim”, deklaroi ai për mediat ruse.
Daku thuhet se ndodhet në Itali aty ku po e merr trajtimin mjekësor, ndërsa ende nuk dihet se kur do të jetë i gatshëm për t’u kthyer në fushë.
Përndryshe, gjasat janë të mëdha që të mos ftohet për dy ndeshjet e nëntorit, shkaku që nuk ka të drejtë të luajë me Republikën Çeke si pasojë e kartonëve, andaj më shumë gjasë Sylvinho nuk do ta ftojë vetëm për një ndeshje.
Shqipëria është duke e kërkuar promovimin në Ligën A të Ligës së Kombeve, sidoqoftë i duhen dy fitore në Tiranë ndaj Çekisë, respektivisht Ukrainës.