Trajneri i ri i Tottenhamit? Vincent Kompany thyen heshtjen dhe komenton të ardhmen - NACIONALE

Trajneri i ri i Tottenhamit? Vincent Kompany thyen heshtjen dhe komenton të ardhmen

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi Vincent Kompany thotë se është i fokusuar vetëm te Burnley pas spekulimeve që është favoriti për ta zëvendësuar Antonio Conten te Tottenham.

Ish mbrojtësi i Manchester Cityt është momentalisht në kreun e Burnley dhe i ka ndihmuar të promovohen në Premierligë.

Sidoqoftë, me shkarkimin e Contes - Tottenhami e ka bërë prioritet teknikun belg shkaku i stilit të lojës që i ka ndihmuar Burnley ta fitojë titullin e Championshipit.

I pyetur për spekulimet që e lidhin me Spurs dhe nëse është i lumtur te Burnley, Kompany tha: "Nuk dua të përgjigjem lidhur me të ardhmen".

"Jam i fokusuar te Reading, pastaj për ndeshjet e radhës. E di pyetjen por çfarë mund të them? A të them se nuk jam i lumtur?".

"Jemi 14 pikë para në kreun e Champinshipt, prandaj jemi shumë në rregull. Çelësi kryesor është që të jemi gjithnjë të lumtur, asnjëherë i kënaqur", deklaroi ai.

Kompany ka fituar katër herë titullin e Premierligës, katër Carabao Cup dhe dy FA Cup në karrierën si futbollist.

Kujtojmë, Pep Guardiola kishte deklaruar se Kompany herët apo vonë do të bëhej trajner i Manchester Cityt në të ardhmen.

Lajme të ngjashme