Trajneri i Republikës së Çekisë thotë se kanë udhëtuar në Tiranë vetëm për fitore - NACIONALE

Trajneri i Republikës së Çekisë thotë se kanë udhëtuar në Tiranë vetëm për fitore

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Republikës së Çekisë, Jaroslav Silhavy, sot në konferencë për shtyp në Air Albania Stadium, në prag të ndeshjes ndaj Kombëtares së Shqipërisë, që zhvillohet nesër, tha se kanë udhëtuar vetëm për fitore.

Trajneri 61-vjeçar tha se ka studiuar mjaft mirë kuqezinjtë dhe është në dijeni që Sylvinho ka në dispozicion lojtarë tejet në formë.

Ai ashtu si kapiteni i skuadrës ishte i bindur që nesër do të dalin me rezultat pozitiv, teksa ende nuk ka vendosur për skemën me të cilën do të luajë.

Jaroslav Silhavy Full Pre-Match Press Conference - Czech Republic v England - Euro 2020 Qualifiers - YouTube

“Siç e tha edhe Soucek, ne jemi shumë të motivuar për të bërë mirë. Ne kemi ardhur këtu për një rezultat pozitiv dhe skema me të cilën do të luajmë do të vendoset në fund, por do të jetë një skemë që ne mendojmë që do të na sjell rezultat.”

Silhavy pati fjalë të mira për lojtarët e Kombëtares së Shqipërisë, ku tha se të gjithë bashkë e bëjnë një skuadër të fortë.

“Në ndeshjen e parë, ne kemi parë lojtarë shumë cilësorë të Shqipërisë, duke nisur nga mbrojtja. Jemi të informuar mbi Shqipërinë, kundërshtari ynë ka shumë besim në vetvete dhe kjo është diçka e veçantë. Shqipëria disponon lojtarë që luajnë në Serie A, apo edhe një sulm me emra si Uzuni, Asani apo edhe Broja. Pra, është një skuadër me kualitet dhe ne duhet të bëjmë kujdes me hapësirat, sepse nëse gabojmë Shqipëria ka element që mund të bëjnë dëm në çdo moment. E kemi studiuar dhe duhet të tregohemi vigjilentë në çdo moment, por ashtu siç Shqipëria ka përgatitur ndeshjen edhe ne e kemi bërë dhe të mos harrojmë që edhe ne kemi pikat tona të forta. Natyrisht që atmosfera në stadium do të jetë shumë e zjarrtë, zhurmuese, me një publik të shumë në numër, por ne jemi mësuar me një atmosferë të tillë, sepse kemi lojtarë që luajnë çdo javë në situata të tilla, me stadiume të stërmbushura.”

Soccer-Czechs beat Albania 3-1 in last Euro 2020 warm-up

Tekniku çek vazhdoi duke thënë se nesër hyn në këtë takim për tre pikë, pavarësisht se respekton kundërshtarin, që në këtë rast është Shqipëria.

“Në lojë janë tri pikë për t’u kualifikuar dhe ne do të luajmë për ato tri pikë. Sigurisht nëse kjo do të ishte pika që do të na çonte në Evropian do ta pranoja, me gjithë respektin për ekipin kundërshtar ne do të bëjmë gjithçka për të dalë me tri pikë nga kjo sfidë. Disa ndryshime i kemi në kokë për t’i bërë dhe shpresojmë të dalim me një rezultat më të mirë se në shtëpi.”

Shqipëri – Çeki, e vlefshme për kualifikimet në EURO 2024, zhvillohet nesër (e enjte) në Air Albania Stadium, me fillim nga 20:45.

Lajme të ngjashme