Trajneri i Real Sociedadit pas humbjes: Futbolli po shkatërrohet
Trajneri i Real Sociedadit Imanol Alguacil thotë se futbolli po shkaterrohët, duke përmendur penalltinë e dy të cilës iu akordua Real Madridit.
Real Madridi fitoi të shtunën mbrëma në udhëtim te Sociedadi falë dy penalltive, të cilat i shënuan Vinicius Junior e Kylian Mbappe.
Alguacil është ankuar te penalltia e dytë, duke bërë të ditur se nëse kjo situatë vazhdon atëherë futbolli i vërtet po shkon drejt fundit.
“Për mua ishte vetëm një penallti e qartë. Është turp, nëse do të pranojmë këto penallti atëherë po e shkatërrojmë futbollin. Nëse marrim ato kartone, për mua nuk ishin kartone. Duam të gjithë ta shijojmë futbollin, prandaj disa gjëra duhet të ndryshojnë”.
Ndërkohë, edhe trajneri i Realit Carlo Ancelotti e pranoi se “Los Blancos” nuk e merituan fitoren.
“Ishte ndeshje e vështirë, më shumë gjasë nuk e merituam fitoren sepse Sociedadi luajti mirë, por ne u mbajtëm, vuajtëm dhe ishim besnik”.
“Sakrifica e skuadrës me kaq shumë kualitet gjithmonë nuk gjendet, por sonte e gjetëm”, shtoi italiani.
Ndërkohë, Real Madridi tani numëron 11 pikë në La Liga, një më pak se lideri Barcelona, e cila përballet të dielën me Gironan.