Trajneri i RB Leipzigut komenton marrëveshjen e Nkunkut me Chelsean
Trajneri i RB Leipzigut, Marco Rose ka mohuar sugjerimet që Christopher Nkunku ka vendosur t'i bashkohet Chelseas, duke shtuar se nuk e ka mendjen aty.
Të hënën, kishte raportime se skuadra londineze e ka kryer marrëveshjen për shërbimet e francezit, i cili edhe ka nënshkruar parakontratë, që do ta dërgojë në "Stamford Bridge" në vitin 2023.
Nkunku ka klauzolë lirimi në vlerë 52.7 milionë funte që aktivizohet verën tjetër, por Chelsea ka shprehur gatishmëri që të paguajë më shumë që t'i largohet garës me top klubet evropiane.
Trajneri Rose është pyetur lidhur me këto mundësi gjatë konferencës së fundit për media, por i quajti thjesht spekulime dhe i hodhi poshtë të gjitha.

"Është spekulim, ne nuk e komentojme këtë. Neve nuk na intereson, nuk na intereson", ishte përgjigja e tij e qartë.
24-vjecari ishte ndër yjet në Bundesliga edicionin e kaluar, duke shënuar 20 gola dhe dhuruar 12 asistime, derisa këtë sezon ka gjetur rrjetën gjashtë herë.
Ai në të kaluarën ka qenë i lidhur me Bayern Munich, Real Madrid dhe ish klubin PSG, por që një marrëveshje e tillë mesa duket nuk mund të ndodh.
Edhe pse Rose i quajti spekulime, duket që Chelsea para kohe kanë kompletuar marrëveshjen me francezin.
Në fakt, Nkunku mund të mos jetë lojtari i vetëm që kalon te Chelsea nga Leipzig, pasi e duan edhe qendërmbrojtësin Josko Gvardiol, i cili edhe pse nënshkroi kontratë të re përfshiu klauzolë lirimi.
Ndërkohë, Leipzig nesër do ta zhvillojë sfidën kundër Celticut, derisa Chelsea do të ketë një punë të vështirë ndaj kampionit të Italisë, AC Milan.