Trajneri i Rapidit e konfirmon: Rrahmani largohet në verë - NACIONALE

Trajneri i Rapidit e konfirmon: Rrahmani largohet në verë

4 javë më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Rapid Bukureshtit Cristian Bergodi ka konfirmuar se qendërsulmuesi kosovar Albion Rrahmani do të largohet në verë.

Ka raportime të vazhdueshme se Aston Villa e Benfica janë gati të shpenzojnë 8 milionë euro për të siguruar shërbimet e ish yllit të Ballkanit.

E së fundmi, Bergodi ka konfirmuar se Rrahmani në verë do të largohet.

Rrahmani luajti mirë, është një sulmues i jashtëzakonshëm. Është normale që ka oferta. Nuk mendoj nëse largohet. Janë nëntë ndeshje nga të cilat varet fati im si trajner dhe i tij si lojtar”.

Natyrisht do të largohet në verë. Është e mundur të largohet. Ai duhet të mendoj për një sezon të mirë që të mbetet në kujtesën e trajnerëve dhe klubeve”, nënvizoi ai.

Rapidi assesi s’do ta lërë Rrahmanin të largohet nën vlerën e 8 milionë euro, pavarësisht që investuan vetëm 600 mijë euro për të nënshkruar me kosovarin.

Këtë sezon, gjiganti rumun ka realizuar 16 gola dhe dhuruar tre paraqitje në 21 paraqitje, me Rapidin që synon titullin kampion.

Lajme të ngjashme