Trajneri i PSG-së kërcënohet me vdekje
Trajneri i Paris Saint-Germainit, Christophe Galtier, i ka marrë rreth 5,000 mesazhe që nga dita e martën, e disa prej tyre kërcënime me vdekje, pas dyshimeve se kishte bërë komente raciste gjatë kohës që ai ishte trajner i Nices.
PSG-ja, ndërkohë, e ka mohuar se ka hapur një hetim për trajnerin e tyre për të zbardhur këtë informacion. Klubi ka dhënë siguri për trajnerin dhe familjen e tij, ndërsa avokati nuk ka pranuar të japë informacione rreth kësaj gjendje.
Klubi parisien gjithashtu ka bërë të qartë se është i përfshirë në luftën kundër racizmit dhe të gjitha formave të diskriminimit dhe se ka punuar për shumë vite me shoqatat kryesore për këto çështje.
PSG-ja u informua nga Christophe Galtier për qëllimin e tij për të ndërmarrë veprime ligjore kundër ‘komenteve fyese dhe shpifëse’ të bëra kundër tij.
Këto akuza kanë të bëjnë me kohën para se Galtier t’i bashkohej klubit, i cili ka përkrahur atë në mohimin e tij të fuqishëm të akuzave./Orselina Lazraj/