Trajneri i Lilles e pranon: Largimi i Zhegrovës nga loja, ishte gabim
Trajneri i Lille, Paulo Fonseca, ka reaguar pas humbjes që pësoi skuadra e tij mbrëmë nga Lyon.
Pavarësisht se ishte në epërsi dy herë, në fund Lille u mposht me rezultat 3-4.
Rezultati u përmbys pas largimit nga loja të Edon Zhegrovës, dhe duket se trajneri i Lille e ka pranuar gabimin.
“Në pjesën e dytë skuadra nuk donte të luante kështu, kështu që ne kishim nevojë për lojtarë që mbrohen dhe Edoni nuk është ai lloj lotari. Tani më duhet të them se nuk ishte zgjedhja e duhur”, tha Fonseca pas ndeshjes.
Zhegrova për aq sa luajti ishte nga më të mirët duke shënuar një super-gol.