Trajneri i La Fioritas, Lasagni: Do të përpiqemi të luajmë lojë sulmuese kundër Ballkanit - NACIONALE

Trajneri i La Fioritas, Lasagni: Do të përpiqemi të luajmë lojë sulmuese kundër Ballkanit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i La Fioritas, Oscar Lasagni ka komentuar ndeshjen e radhës kundër Ballkanit në kuadër të rrethit të dytë në Conference League.

Lasagni ka vlerësuar shumë lartë skuadrën e Ilir Dajës, derisa nënvizon se ka bërë “detyrat e shtëpisë” duke shikuar shumë ndeshje të kampionit të Kosovës.

50-vjeçari në konferencë për shtyp deklaroi se Ballkani ka skuadër të fortë fizikisht, shpejtë dhe një ekip të mirë, me Dajën që preferon të luajë në sistemet 4-3-3 ose 4-2-3-1.

Një raund i dytë është gjithmonë sfidues, por mendoj se mund të bëjmë një ndeshje të mirë. Kam parë shumë ndeshje. Ata janë një ekip agresiv, që luajnë shumë lart dhe që e nisin nga fundi aksionin”.

Një formacion mjaft sulmues. Luajnë kryesisht me 4-3-3 ose 4-2-3-1. Ata janë shumë fizikë dhe të shpejtë, një ekip i mirë”, deklaroi ai.

I pyetur për ndonjë ndryshim të formacionit, ai deklaroi se do të përpiqen të luajnë lojë sulmuese.

Ne gjithmonë do të adoptojmë qasjen tonë taktike që na ka karakterizuar gjatë gjithë vitit. Ne nuk do të ndryshojmë frymën tonë të lojës dhe për aq sa është e mundur, do të përpiqemi të luajmë një lojë sulmuese”, nënvizoi Lasagni.

Ndërkohë, Ballkani në këtë sfidë do të jetë pa dy yje si Kushtrim Gashi, arsyet veçse dihen, derisa pritet të mungojë edhe qendërsulmuesi Solomon, për të cilin u raportua se i është refuzuar viza, mirëpo që klubi nuk ka reaguar fare.

Ballkani është në rrethin e dytë kualifikues pasi u eliminua nga kualifikimet për Ligën e Kampionëve, duke pësuar humbje në raundin e parë nga Zalgiris.

Kujtojmë, se në rast të kalimit të këtij raundi ku vlerësohet favorit i padiskutueshëm, Ballkani në rrethin e tretë do të përballet me fituesin e ndeshjes FK Sutjeska dhe Kl-Klaksvik.

Ndërsa, sfida mes La Fioritas dhe Ballkanit do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45.

Lajme të ngjashme