Trajneri i Interit reagon ndaj transferimit të Lukakut te Roma
Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ka folur rreth transferimit të sulmuesit belg, Romelu Lukaku, te Roma, pasi skuadra e tij fitoi 2:0 në udhëtim te Cagliari natën e kaluar.
Sulmuesi i Chelseat dhe Belgjikës është në prag të përfundimit të një lëvizjeje për të rikthyer në Itali, me Jose Mourinhon që dëshiron ta marrë atë në një marrëveshje huazimi te klubi kryeqytetas. Ka qenë një sagë e gjatë transferimi me disa kthesa pasi Lukaku raportohet se hodhi poshtë mundësinë për ta bërë të përhershme kalimin e tij huazues në Inter dhe synonte një kalim te Juventusi, përpara se t'i ‘pushtonte’ zemrën Romës pasi mendonte se bardhezinjve iu desh shumë kohë për të përfunduar një marrëveshje.
Kur Inzaghit iu kërkua të komentonte për huazimin e propozuar të Lukakut te Roma, shefi i Interit i tha DAZN: “Për sa i përket Lukakut, Roma ka bërë një nënshkrim të shkëlqyer, për pjesën tjetër jam shumë i kënaqur me lojtarët e mi, me vlerat që sjellin në familjen e Interit”.

Lukaku duhet të bëjë një ulje të konsiderueshme page për të përfunduar transferimin e tij te Roma pasi paga e tij, e cila besohet të jetë rreth 325,000 £ në javë, është shumë e lart për Romën për të paguar plotësisht. Mourinho mbetet i etur për t'u lidhur sërish me sulmuesin pas qëndrimit të tyre së bashku në Manchester United e Chelsea dhe po "pret në heshtje" për të parë se si Roma do të përforcojë sulmin e tyre përpara mbylljes së dritares së verës.

Lukaku duket se do të largohet nga Stamford Bridge pas një periudhe të dytë zhgënjyese me Chelsean. Sulmuesi ka rënë dakord për një pagë më të ulët në mënyrë që t'i bashkohet Romës, e cila do t'i paguajë të kaltërve një tarifë huazimi prej 5 milionë funtesh për shërbimet e tij.
