Trajneri i Gjermanisë pas humbjes kundër Japonisë: E patëm posedimin e topit 78%, krijuam shumë raste
Trajneri i Gjermanisë, Hansi Flick, ka thënë se ndihet shumë i zhgënjyer me disfatën tronditëse kundër Japonisë në ndeshjen e tyre të parë në Kupën e Botës në Katar, duke e pranuar se lojtarëve të tij iu mungoi saktësia para portës.
Japonia e ka shkaktuar tronditjen e dytë të madhe në Kupën e Botës 2022, duke e mposhtur me përmbysje 2:1 Gjermaninë, vetëm një ditë pasi Arbaia Saudite e mundi Argjentinën.
“Është tejet zhgënjyese. Ne e patëm posedimin e topit 78% në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë patëm shumë raste shënimi që nuk i shfrytëzuam”, tha Flick pas ndeshjes.
Japonezët shënuan dy herë në çerekun e fundit të ndeshjes përmes dy zëvendësuesve Risku Doan dhe Takuma Asano, për ta përmbysur rezultatin pasi Ilkay Gundogan e kishte kaluar Gjermaninë në epërsi në pjesën e parë në Stadiumin Ndërkombëtar Khalifa në Doha
“Japonia na mposhti falë efikasitetit”, e pranoi ai.
Kjo është hera e dytë radhazi që Gjermania e humb ndeshjen hapëse të një Botërori, pas disfatës kundër Meksikës në Rusia 2018.

Si e mposhti Japonia Gjermaninë?
Skuadra e Hansi Flick e mbizotëroi Japoninë, duke e mbajtur topin në këmbë shumicën e kohës, 73% krahasuar me 27%, si dhe krijoi shumë më shumë raste shënimi, por i mungoi saktësisht për të shënuar më shumë se një herë.
Katër herë kampioni i botës e nisi furishëm takimi dhe pas disa rasteve të mira shënimi, mesfushori i Manchester City Gundogan shënoi nga penalltia në minutën e 33-të, duke e bërë portierin të hidhej në anën e kundërt të portës ku e gjuajti topin.
Kai Havertz mendoi se e kishte dyfishuar epërsinë për pancirët, por goli i tij nga afërsia u shfuqizua për pozitë jashtë lojë nga VAR-i.
Vendimet e trajnerit Hajime Moriyasu për zëvendësimin e lojtarëve në pjesën e dytë ishin tejet të qëlluara dhe dhanë fryt, pasi Doan e barazoi rezultatin në minutën e 75-të, vetëm katër minuta pasi kishte ardhur në fushë në vend të Tanakas.
Tetë minuta më vonë, Asano e shukati Gjermaninë kur me një depërtim nga krahu i djathtë e mposhti Manuel Neuerin me një goditje nga një kënd i pamundur për epërsinë e Japonisë
Ai ishte futur në lojë në minutën e 75-të në vend të Maedas për t’u bërë heroi i Japonezëve.
Leon Goretzka dhe Antonio Rudiger tentuan me goditje nga distanca në kohën shtesë, por gjuajtjet e tyre përfunduan jashtë, megjithëse mesfushori i Bayern Munich ishte i pafat pasi shkoi pothuajse pranë shtyllën dhe portieri japonez ishte dorëzuar tashmë.
Gjermania duhet tani ta mposhtë Spanjën dhe Kosta Rikën për të shpresuar në kualifikim nga Grupi E.
Spanja dhe Kosta Rika përballen sonte në ndeshjen tjetër të parë të këtij grupi.
