Trajneri i Chelseas shpjegon arsyen e mosftesës së Raheem Sterlingut - NACIONALE

Trajneri i Chelseas shpjegon arsyen e mosftesës së Raheem Sterlingut

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Chelseas Enzo Maresca e ka pranuar se mosftesa e Raheem Sterlingut për përballjen ndaj Manchester Cityt ishte për arsye teknike.

Anglezi është i lidhur me largimin nga “Blutë”, pasi ndodhet në negociata me Juventusin.

Maresca u pyet se pse po mungon Sterlingu ndaj ish klubit, ndërsa deklaroi se ishte thjesht arsye teknike.

“Trajneri duhet të marrë disa vendime. Disa lojtarëve nuk do t’iu pëlqejë, është normale”.

Thjesht një vendim teknik, asgjë më shumë se këta”, deklaroi ai.

Vendimi për Sterling është shumë i çuditshëm, ngase vetëm dy javë më parë trajneri e kishte vlerësuar 29-vjeçarin si një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës londineze.

“Pozita e Raheem, për mua është anësor i krahut. Nuk e shoh në pozita tjera. Në ndeshje tjera mund ta përdorim diku tjetër. Padyshim është një nga lojtarët më të rëndësishëm tanë, së bashku me të tjerët”.

Ndërkohë, Chelsea ka refuzuar shkëmbimin Sterling - Federico Chiesa, por është i hapur për negociata megjithatë i sheh dy marrëveshjet si të ndryshme.

Lajme të ngjashme