Trajneri i Ajaxit konfirmon “bisedimet serioze” me Jordan Henderson
Trajneri i Ajaxit John van’t Schip ka pranuar se skuadra e tij është në negociata me mesfushorin Jordan Henderson për një huazim të mundshëm në janar.
“90min” raportoi se Henderson do të takohet me zyrtarët e Al Ettifaq, ku mund t’iu bëjë me dije se dëshiron të largohet pasi dështoi të përshtatet në Arabinë Saudite dhe ekziston mundësia të mos ftohet nga Anglia në “Euro 2024”.
Henderson pëlqehet nga disa skuadra të Premierligës dhe Bundesligas, por Ajax është duke prirë në garë. Në fakt trajneri ka konfirmuar dëshirën për ta kompletuar marrëveshjen.
“Ka bisedime serioze me Hendersonin. Ai ka edhe disa gjëra për të diskutuar në Arabinë Saudite”.
“Mund të ishte një lëvizje e bukur. Nuk është sekret se mund të na duhet një lojtar i tillë. Edhe lojtarët e tjerë mund të përfitojnë nga kjo situatë”.
Al Ettifaq në anën tjetër nuk mendon ta shesë anglezin dhe nuk janë në presion për ta larguar vetëm gjashtë muaj pasi e blenë nga Liverpooli.
Henderson është pjesë e madhe e projektit të klubit arab andaj për ta liruar mund të kërkojnë ndonjë vlerë të lartë. Raportohet se mund të kushtojë afro 20 milionë euro një blerje e mundshme, që është e lartë për Ajaxin, skuadër kjo që po kalon një sezon të tmerrshëm.