Tragjike: Babai dhe nëna e Alban Bushit vdesin në aksident trafiku në Greqi - NACIONALE

Tragjike: Babai dhe nëna e Alban Bushit vdesin në aksident trafiku në Greqi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Siç raporton Top Channel, prindërit e trajnerit të Kombëtares së Shqipërisë U21, Alban Bushi, kanë vdekur në një aksident trafiku në Greqi.

Sipas burimeve të televizionit shqiptar, ngjarja ka ndodhur në rrugën Veria-Selanik, në rrugën Egnatia.

Prindërit e Alban Bushit ishin me një veturë me targa shqiptare, teksa u aksidentuan nga një fugon me targa greke.

Vetura drejtohej nga Ali Bushi, që është babai i trajnerit. 75-vjeçari dhe Bukurije Bushi 71-vjeçare nuk i mbijetuan plagëve, duke mbetur të vdekur.

I lënduar ka mbetur autori që shkaktoi aksidentin, i cili është arrestuar nga policia.

Ky është një lajm tragjik për Alban Bushin, trajnerin e shpresave të Shqipërisë, që ka shënuar 14 gola për kuqezinjtë. Ai është në krye të U21 që nga viti 2016, duke udhëhequr skuadrën në 58 takime deri më tani.

Lajme të ngjashme