Totti: Mourinho ka vendosur për të ardhmen, Enrique i duhuri për Napolin - NACIONALE

Totti: Mourinho ka vendosur për të ardhmen, Enrique i duhuri për Napolin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Legjenda e Romës, Francesco Totti beson se Jose Mourinho do të vazhdojë edhe për edicionin tjetër, derisa ka mbështetur Luis Enriquen për ta zëvendësuar Luciano Spallettin te Napoli.

Totti që ka punuar nën urdhrat e teknikut spanjoll mendon se ish trajneri i Barcelonës do të ishte i duhuri për ta zëvendësuar Spallettin, që pritet të largohet.

Ai (Enrique) do të ishte perfekt për Napolin. Më pëlqen, e admiroj dhe mendoj se do t’ia dilte mirë”.

Luis Enrique është i mirë. Ai ka bërë historinë si trajner dhe futbollist dhe mendoj se është opsion i duhur për Napolin”,

Kanë stil të njëjtë në mënyrën e lojës dhe se si i organizojnë stërvitjet (me Spallettin). Të shohim nëse De Laurentiis do të shkojë pas Enriques, por është zgjedhja e shkëlqyer”.

Ndërkohë, Totti shtoi se Mourinho do të vazhdojë me Romën edhe për edicionin 2023/24.

Shpresoj që Roma të fitojë, është finale dhe mund të ndodh gjithçka. Nuk do të ishte sezon i keq për Romën sepse kanë mbërritur në finale, gjë që ka rëndësi. Por në rast fitore do të ishte rezultat i rëndësishëm”.

Ky është futbolli. Është zgjedhja e tij (Mourinhos nëse do të largohet) dhe mendoj se kanë vendosur me klubin, do ta bëjnë njoftimin menjëherë pas finales së Ligës të Evropës. Nuk e di çfarë ka vendosur Mourinho, por shpresoj se do të qëndrojë”.

Lajme të ngjashme