Tottenhami e dëshiron James Maddison, por Leicester City ka kërkesa të larta
Tottenham Hotspur është gati për të paraqitur ofertë zyrtare te Leicester City për James Maddison, megjithatë skuadra që nuk arriti të mbijetojë këtë sezon në Premierligë ka kërkesa të larta dhe kjo mund të paraqesë problem.
Sipas raportimeve të The Telegraph, Tottenham Hotspur është duke përgatitur një ofertë për mesfushorin e Leicester City, James Maddison pasi Spurs po kërkojnë të ndërtojnë një ekip sipas trajnerit të ri, Ange Postecoglou. Raportimet sugjerojnë gjithashtu se klubi i Londrës Veriore heziton të arrijë çmimin e kërkuar të dhelprave prej 70 milionë eurove.

Spurs thuhet se janë gati të ofrojnë një shumë prej 45 milionë eurove plus me disa bonuse dhe këste si pjesë e marrëveshjes për të marrë shërbimet e reprezentuesit anglez. Newcastle United gjithashtu ka treguar interes për mesfushorin, megjithatë, ata ka të ngjarë të tërhiqen pas nënshkrimit të tyre me Sandro Tonalin nga AC Milan.

Tottenham do të shpresojë të arrijë një marrëveshje për mesfushorin së shpejti pasi dhelprat kanë filluar tashmë stërvitjet e tyre parasezonale për sezonin e tyre në Championship.
