Tottenham vazhdon negociatat me Julian Nagelsmannin
Tottenham thuhet se ka mbajtur edhe disa bisedime të tjera në ditët e fundit me ish trajnerin e Bayern Munichut, Julian Nagelsmann.
Spurs janë pa trajner që kur shkarkuan Antonio Conte pas barazimit 3:3 ndaj Southamptonit në mars, një rezultat ku tekniku italian kritikoi lojtarët dhe drejtuesit e klubit.
Asistenti i Contes, Cristian Stellini pastaj drejtoi ndeshjen e radhës në humbjen e thellë 6:1 ndaj Newcastle United, ku si pasojë u shkarkua edhe ky derisa tani Ryan Mason është në krye.
Sipas “Sky Sports News”, Tottenham ka mbajtur edhe disa takime me Nagelsmann për mundësinë që të marrë drejtimin e skuadrës londineze, me teknikun gjerman që ka qenë i interesuar të dijë sa do të vlejë fjala e tij në transferime.
Deri me tani asnjë marrëveshje, qoftë verbale nuk është arritur pasi Nagelsmann dëshiron të pres para se të vendos përfundimisht nëse klubi nga Londra është destinacioni i duhur.
Trajneri i Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso dhe ai i Sportingut, Ruben Amorim gjithashtu janë në listën e Tottenhamit si pasues të mundshëm të Contes.
Tottenham të shtunën në mesditë do ta zhvillojë ndeshjen ndaj Crystal Palace, me shpresën që të gjejë fitoren pas katër ndeshjeve.