Tottenham në negociata për shitjen e Lo Celso dhe Ndombele te Villarreal
Tottenham është në negociata për të shitur dyshen Giovani Lo Celso dhe Tanguy Ndombele te Villarreal para se të mbyllet afati kalimtar.
Sipas Fabrizio Romasnos, dy klubet janë afër marrëveshjes për Lo Celso që kaloi gjysmën e sezonit të kaluar huazim te skuadra spanjolle, derisa së fundmi është diskutuar edhe një marrëveshje e mundur për Ndombelen.
Të dy marrëveshjet pritet të jenë huazim, sidoqoftë do të ketë klauzola blerjesh që do të bëhen të obligueshme nëse kompletohen disa "objektiva".
Ende nuk dihen çmimet për të dy lojtarët, sidoqoftë Tottenham më gjasë nuk do t'i kthejë 83 milionë funtet që investuan kur i blenë dy futbollistët.
Të dy mesfushorët iu bashkua Tottenhamit në vitin 2019, por assesi nuk gjetën vend në formacionet bazë në trajnerë të ndryshëm si Mauricio Pochettino, Jose Mourinho, Nuno Espirito Santos dhe tani Antonio Conte.
Duke ndjekur ardhjen e Conte, dyshes menjëherë iu tregua "dera", me Ndombele që u rikthye huazim te Lyon, derisa Lo Celso kaloi te Villarreal duke i ndihmuar skuadrës së Unai Emery të arrijë deri në gjysmëfinalen e Ligës së kampionëve.
Ata u rikthyen te skuadra londineze në verë, por sërish mbesin jashtë planeve të Conte, ku se bashku me Harry Winks dhe Sergio Reguilon janë lënë jashtë fazës parapërgatitore në Korenë Jugore, si dhe në ndeshjen e parë në Premierligë.
Tottenham ka nënshkruar me gjashtë futbollistë këtë verë, duke përfshirë Yves Bissouma bashkë me arritjet e janarit Rodrigo Bentacur kanë dikuar që Lo Celso, Ndombele dhe Winks të mos jenë pjesë e skuadrës.
Skuadra e Conte e nisi edicionin në Premierligë në mënyrën më të mirë të mundshme duke fituar bindshëm 4:1 ndaj Southampton, derisa të dielën i pret një sfidë e vështirë ndaj Chelseas.