Tottenham me rikthim fantastik mposht Brentfordin - NACIONALE

Tottenham me rikthim fantastik mposht Brentfordin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Tottenham ka bërë një rikthim të shkëlqyer për t’i arkëtuar pikët e plota ndaj Brentfordit, në kuadër të xhiros së 22-të në Premierligë.

Spurs shënuan fitore me rezultat të ngushtë 3:2, edhe pse ishin në disavantazh në fillim.

Brentford e nisi shumë më mirë duke realizuar me Roerslev por që u goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Vetëm tre minuta më vonë, Neal Maupay përfitoi nga një top i kthyer për të kaluar “Bletët” në epërsi (15’).

Megjithatë, Tottenham në pjesën e dytë ishte shumë më agresive duke e përmbysur shpejtë rezultatin. Fillimisht, Destiny Udogie u gjend në vendin e duhur për ta barazuar rezultatin (48’).

Në aksionin tjetër, Brennan Johnson e përmbysi epërsinë me një goditje precize pas asistimit të bukur të Timo Wernerit (49’).

Ndërsa, fitoren e vulosi qendërsulmuesi Richarlison me një gol nga afërsia (56’).

E tëra që bëri Brentford ishte goli i dytë dhe njëkohësisht i fundit me sulmuesin Ivan Toney që nuk fali pas një gabimi të mbrojtjes vendase (67’).

Tottenham tani renditet në pozitën e katërt me 43 pikë derisa Brentford zë pozitën e 15-të me 22 sosh.

Lajme të ngjashme