Tottenham me hap fals në garën për top katër, ndalet nga West Hami - NACIONALE

Tottenham me hap fals në garën për top katër, ndalet nga West Hami

1 javë më parë

nga NACIONALE

Tottenham nuk ka fituar më shumë se një pikë në udhëtim te West Ham, në kuadër të derbit londinez të xhiros së 31-të në Premierligë.

Spurs ishin më dominues duke pasur edhe posedimin, por që epilogu përfundimtar rezultoi të jetë 1:1.

Mysafirët e nisën për mrekulli duke kaluar në epërsi pas vetëm pesë minutave lojë përmes Brennan Johnson, që realizoi pas një asistimi të saktë të Timo Werner (5’).

Megjithatë, West Ham u këndell shpejtë me mbrojtësin Kurt Zouma që realizoi pas një harkimi nga këndi (19’).

West Ham lehtësisht mund ta përmbyste epërsinë me qendërsulmuesin Michail Antonio, por ky i fundit dështoi dy herë nga afërsia.

Tottenham gjithashtu kishte disa raste për t’i arkëtuar pikët e plota, por që assesi s’e mposhtën portierin vendas.

Kësisoj, Tottenham mban pozitën e pestë me 57 pikë, dy më pak se Aston Villa që zë top katërshen derisa West Ham tani renditet në vendin e shtatë me 45 sosh.

Në xhiron e radhës, Tottenham është nikoqir i Nottinhgam Forestit derisa West Ham i shkon Wolvesit.

Lajme të ngjashme