Tottenham ia ‘mësyn’ edhe yllit tjetër të Barcelonës
Pas Clement Lenglet, Tottenham është interesuar edhe për shërbimet e yllit tjetër të Barcelonës, Franck Kessie.
Katalunasit kanë vendosur ta shesin mesfushorin pavarësisht që erdhi në verë dhe do t’ia komunikojnë vendimin sapo ta fitojnë zyrtarisht La Ligan.
Edhe pse Kessie ka bërë disa paraqitje të bukura në fanellën blaugranase, Barcelona duhet me patjetër të shesë disa futbollistë që ta balancojë gjendjen financiare.
Siç raporton mediumi i afërt me klubin, “Sport”, Tottenham ka kontaktuar Barcelonën ditë më parë për ta pyetur lidhur me shërbimet e lojtarit.
Kessie mund të largohej në janar nga Barcelona, por Xavi Hernandez nuk donte të dëgjonte për negociata pasi e dinte që nuk ka gjasa për një zëvendësues.
Kessie nuk është ndonjë titullar i padiskutueshëm dhe shpesh herë ka shprehur dëshirë për të pasur më shumë minuta në dispozicion.
Në janar, Interi kishte shprehur interesim por shkaku që ka luajtur më parë në fanellën e AC Milanit, Kessie nuk mendonte një lëvizje të tillë.
Përndryshe, Barcelona për kartonin e 26-vjeçarit kërkon se paku 35 milionë euro.