Tottenham gati ta ‘sakrifikojë’ yllin e skuadrës për ta financuar Raphinhan - NACIONALE

Tottenham gati ta ‘sakrifikojë’ yllin e skuadrës për ta financuar Raphinhan

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Tottenham është i interesuar për të blerë sulmuesin e Barcelonës Raphinha në afatin e janarit dhe duan të ofrojnë një lojtar si pjesë e marrëveshjes.

Skuadra londineze e humbi Harry Kane në verë, derisa pavarësisht që morën James Maddison dhe Brennan Johnson duan përforcime tjera.

Raphinha është lojtar që klubi ka tentuar ta transferojë në të kaluarën, edhe kur ishte te Leeds njësoi edhe verën e kaluar derisa vlerësohet lartë nga trajneri Andre Postecoglou gjithashtu.

Sipas gazetës katalunase “Sport”, Spurs janë gati të bëjnë një tjetër ofertë për Barcelonën pasi nuk mund ta paguajnë vlerën e 70 milionë eurove aq sa kërkon klubi spanjoll.

Raphniha kushtoi rreth 50 milionë funte kur kaloi në “Camp Nou”, mirëpo tani Tottenham konsideron se vlera e tij është zbritur që atëherë.

26-vjeçari edhe e ka humbur vendin e titullarit na talenti Lamine Yamal, duke qenë vetëm dy herë nga minuta e parë në La Liga, ndërsa ka realizuar dy gola në 276 minuta aksion.

Për ta zbritur vlerën e Barcelonës, “Sport” shton se Tottenham mund të ofrojë një lojtar si pjesë shkëmbimi.

Një lojtar që i pëlqen blaugranasve është mbrojtësi Cristian Romero, që ishte i lidhur me Barcelonën para se t’i bashkohej klubit londinez mirëpo shkaku i fundet marrëveshja asnjëherë s’u kompletua.

Ndërkohë, opsion tjetër është edhe mesfushori Giovani Lo Celso që shihet si zëvendësuesi adekuat i Gavit, i cili këputi ligamentin në ndeshjen e Spanjës ndaj Gjeorgjisë.

Lajme të ngjashme