Toni Kroos thotë se nëse nuk do të pensionohej mund të luante te Interi
Ish-reprezentuesi gjerman, Toni Kroos, ka thënë se do ta shihte veten te Interi, nëse nuk do të pensionohej, teksa ka lavdëruar Carlo Ancelottin, si njeriun kyç që e çoi në transferim te Real Madridi në vitin 2014.
Ish-mesfushori doli në pension verën e kaluar pasi kaloi dhjetë vitet e fundit të karrierës së tij në Madrid.
Kroos mori çmimin Golden Player Man 2024 nga Tuttosport dhe publikoi një intervistë me gazetën me bazë në Torino.
Ai filloi duke folur për ish-trajnerin e tij, Ancelotti, i cili pati një rol kyç në transferimin e tij nga Bayern Munich dhjetë vjet më parë.
“Ai më solli në Madrid në vitin 2014. Ai më donte shumë pas Kupës së Botës”, tha ish-mesfushori.

“Ata sapo kishin fituar Ligën e Kampionëve dhe ai më tha se donte ta çonte ekipin në nivelin tjetër. Nuk ishte e lehtë të largohesha nga Bayern Munich për t'u bashkuar me Real Madridin, por ai i bëri gjërat më të thjeshta dhe më motivoi. Ne kemi pasur gjithmonë një marrëdhënie të veçantë dhe më pëlqen ideja që koha ime në Madrid filloi dhe mbaroi me të.”
Ancelotti ishte trajner i Real Madridit nga viti 2013 deri në vitin 2015 dhe çuditërisht u kthye në Bernabeu në vitin 2021.
“Të them të drejtën, nuk e prisnim, por ishte një lajm i mirë për të gjithë ne, sepse shumë prej nesh, veçanërisht Carvajal, Marcelo, Modric, Ramos dhe Nacho, lojtarët më me përvojë, kishin punuar tashmë me të."
Fituesi i Kupës së Botës të Gjermanisë 2014 nuk luajti kurrë në Serie A, por ai pranoi se skuadrat italiane ishin të interesuara për të ndërsa ai ishte në Madrid.
“Kishte interes nga klubet e Serie A kur unë luaja në Spanjë, por kurrë nuk kam menduar të largohem nga Mbretërit”, tha ai.
“Gjithmonë më ka pëlqyer futbolli italian, por Reali është Real”.
A ka ndonjë klub italian ku ai do të donte të luante nëse nuk do të ishte pensionuar?
“Është e vështirë të zgjedh një të tillë pasi nuk i njoh mjediset brenda, por për momentin, nuk do ta shihja veten keq te Interi,” pranoi ai.
“Ata luajnë me besim dhe qetësi, duke u përpjekur të dominojnë proceset; ata janë vërtet të fortë.”
Kroos fitoi gjashtë herë Ligën e Kampionëve me Real Madridin.