Toni Kroos: Rodri e fiton Topin e Artë
Mesfushori Toni Kroos thotë se Rodri do ta fitojë Topin e Artë.
Spanjolli duket se ka mposhtur yllin e Real Madridit Vinicius Jr në garën për trofeun më të rëndësishëm individual, me skuadrën madrilene që s’kanë udhëtuar fare për në Paris.
Kroos tashmë e ka “konfirmuar” se Rodri do të shpallet lojtari më i mirë në botë për vitin 2024.
“Rodri do ta fitojë Topin e Artë. Kurrë nuk i kam parë të rëndësishme këto çmime individuale në futboll, nuk kanë vend këtu”, deklaroi ai.
🚨🌟 Toni Kroos: “Rodri will win the Ballon d’Or”.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) October 28, 2024
“I’ve never seen the importance of these individual awards in football, they have no place”. pic.twitter.com/dl8YfGsuXB
Ndërkohë, Kroos është në ceremoninë e Topit të Artë, ndërsa ndodhet brenda top 10 lojtarëve më të mirë në botë.