Toni Kroos rikthehet te kombëtarja e Gjermanisë - NACIONALE

Toni Kroos rikthehet te kombëtarja e Gjermanisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori i Real Madridit Toni Kroos ka vendosur që të rikthehet te kombëtarja e Gjermanisë.

Kroos vendosi të pensionohet shkaku i padrejtësive që iu bën punëtorëve në krijimin e stadiumeve për Kupën e Botës Katar 2022, megjithatë tani është rikthyer për të luajtur në Kampionatin Evropian që mbahet në Gjermani.

Raportohet se dëshira për të luajtur në shtetin e tij, në sy të familjes ka ndikuar që të veshë sërish fanellën.

“Toni Kroos do të rikthehet te kombëtarja e Gjermanisë, është 100 për qind e vendosur”.

“Julian Naglesmann do ta ftojë në ndeshjet e radhës të kombëtares në muajin mars”.

“Federata Gjermane ka ngarkuar një video përkatese në Instagram”, shkroi gazetari i “Sky Germany” Florian Plettenberg.

Ndërkohë, Gjermania do t’i zhvillojë dy miqësore në muajin mars ndaj Francës dhe pastaj me Holandën.

Lajme të ngjashme