Toni Kroos flet për largimin e Kloppit, tregon se ku dëshiron ta sheh teknikun gjerman
Mesfushori i Real Madridit Toni Kroos e ka pranuar se shpreson ta sheh trajnerin Jurgen Klopp duke drejtuar kombëtaren e Gjermanisë në të ardhmen.
Klopp njoftoi se do të largohet nga Liverpooli këtë verë dhe ka konfirmuar planet se do të qëndrojë pa punë për së paku një vit.
Si ndër opsionet për Klopp është edhe Real Madridi, që janë admirues që një kohë të gjatë, mirëpo Kroos thotë se dëshiron ta sheh ish trajnerin e Dortmundit te kombëtarja e Gjermanisë.
“Urime te secili që arrin ta marrë Kloppin tani. Nuk e kishe ndjenjën se Klopp ishte i lodhur. Askush s’e realizoi atë. Shumë njerëz sugjeruan se vitin e kaluar do të kishte një kohë të vështirë. Shumë njerëz priten që ai të largohet, por pastaj bëri një lëvizje të madhe duke thënë “E rregulloj e pastaj largohem”.
“Çfarë mund të thuash për Klopp? Edhe pse ka punuar jashtë për vite, është ndër trajnerët më të populluar në Gjermani dhe mendoj se mund të thuhet se tani edhe në Angli. Kjo nënkupton diçka. Vlerësimi që mori nuk është as i mjaftueshëm se çfarë ka bërë atje”.
“Për të gjithë tifozët e Liverpoolit, Klopp është besnik, sidomos kur ka dedikim, dashuri për klubin dhe sukses. Tani është legjendë në Gjermani, Liverpool dhe Angli”.
“Ai dëshiron të merr vendimin në hapin e radhës vetë. Është person shumë inteligjent që i njeh momentet. Nëse beson se është koha që të pensionohet, atëherë është vendimi i tij”.
“Por, si tifozë të Gjermanisë shpresoj që një pikë ta bindim të luajë rol te Gjermania. Është diçka që e kemi shikuar për shumë, shumë vite”.
Klopp në të kaluarën ka deklaruar se do të ishte i nderuar ta drejtonte Gjermaninë, por tani në krye është Julian Nagelsmann që ka kontratë derisa të përfundon Kampionati Evropian “Euro 2024”.