Todd Boehly është ftohur, Chelsea nuk e do transferimin e CR7 - NACIONALE

Todd Boehly është ftohur, Chelsea nuk e do transferimin e CR7

1 vit më parë

nga NACIONALE

Chelsea mesa duket nuk do ta bëjë një lëvizje për transferimin e Cristiano Ronaldos pas Kupës së Botës.

Presidenti i "Bluve", Todd Boehly është një admirues i madh i 37-vjeçarit dhe provoi ta sillte në "Stamford Bridge" këtë verë, pasi lojtari kishte kërkuar largimin nga Manchester United.

Ronaldo dëshironte të merrte pjesë në Ligën e Kampionëve prandaj edhe kërkoi largimin nga "Old Trafford", me Chelsean që ishte një mundësi.

Me Man United që njoftoi se kontrata luksoze e Ronaldos është shkëputur me efekt të menjëhershëm, spekulimet kanë nisur se ku do të luajë kapiteni i Portugalisë pas Kupës së Botës.

Interesimi i kaluar i Boehly dhe raportimet për miqësinë e mirë me agjentin e Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes kanë ndikuar që Chelsea të shihet si destinacioni favorit.

Sidoqoftë, tani "The Sun", raporton se Chelsea nuk është duke menduar për ta transferuar sulmuesin, por kjo situatë prapëseprapë mund të ndryshojë.

"Chelsea është ftohur te ai. Por, nëse Todd Boehly ndryshon mendje, ai mund ta ndalonte pak", thotë një burim për SunSport.

Ambiciet e Boehly ishin për ta transferuar Ronaldon menjëherë pasi mori drejtimin e klubit, gjë që u konfirmua më vonë.

Thuhet se dëshira e madhe e 49-vjecarit për ta pasur në skuadër ish yllin e Real Madridit, ndikoi që të ketë një prishje të marrëveshjes mes amerikanit dhe trajnerit të atëhershëm Thomas Tuchel.

Tuchel papritmas pastaj u shkarkua për rezultate të dobëta këtë edicion dhe u zëvendësua nga trajneri i Brightonit, Graham Potter.

Sidoqoftë, edhe pasuesi i Tuchel, Potter thuhet se nuk është i interesuar për ta transferuar pesë herë fituesin e Topit të Artë, pavarësisht që skuadra e tyre ka shënuar vetëm dy herë në pesë paraqitjet e fundit në Premierligë.

Në anën tjetër, Ronaldo është i fokusuar ta fitojë Kupën e Botës me Portugalinë, trofe që i mungon në ‘dollap’.

Mediumi i njohur spanjoll ‘Marca’, ka raportuar se fundmi se dy opsionet e mundshme mbi të ardhmen e tij janë Newcastle United dhe skuadra e Arabisë Saudite, Al Nassr.

Përpos kësaj, thuhet se edhe Borussia Dortmund është duke konsideruar të bëjë një lëvizje për Ronaldon.

Lajme të ngjashme