Tjetër paraqitje e shkëlqyeshme e Rrahmanit, Napoli triumfon ndaj Empolit - NACIONALE

Tjetër paraqitje e shkëlqyeshme e Rrahmanit, Napoli triumfon ndaj Empolit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Napoli ka shënuar fitore komode në udhëtim te Empoli në kuadër të xhiros së 24-të në Serie A.

"Napolitanët" zhvilluan një tjetër lojë të shkëlqyeshme duke fituar me rezultat 0:2.

Napoli nisi më mirë nga minuta e parë duke pasur një posedim të lartë sic e kanë bërë shpesh herë këtë edicion.

Ishte mbrojtësi shqiptar Ardian Ismajli që shënoi autogol në përpjekje për të larguar topin duke kaluar mysafirët në epërsi pas 17 minutave lojë (17').

Ndërsa, qendërsulmuesi Victor Osimhen përfitoi nga një top i kthyer për të dyfishuar epërsinë (28').

Nigeriani kishte edhe disa raste shënimi se bashku me mbrojtësin Min-Jae Kim, por të dy goditën traversën.

Në pjesën e dytë, Osimhen gjeti sërish rrugën drejtë golit por u anulua për pozitë jashtë loje.

Situata për Napolin u vështirësua pasi Mario Rui u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të rëndë (67').

Sidoqoftë, mbrojtja mysafire pavarësisht që u vunë në presion ishin në formën më të lartë duke ndihmuar që sërish të mbahet porta e paprekur.

Pas kësaj fitore, Napoli vazhdon të jetë lider i vetëm me 65 pikë derisa Empoli renditët në pozitën e 12-të me 28 sosh.

Në xhiron e radhës, Napoli do ta zhvillojë një sfidë jo të lehtë ndaj Lazios derisa Empoli do të jetë mysafir i Empolit.

Lajme të ngjashme