Jude Bellingham e shpëton Anglinë nga humbja prej Belgjikës - NACIONALE

Jude Bellingham e shpëton Anglinë nga humbja prej Belgjikës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Jude Bellingham e ka shpëtuar Anglinë nga humbja në miqësoren ndaj Belgjikës.

“Tre Luanët” edhe pse dominuan në posedim, epilogu përfundimtar doli të jetë 2:2.

Belgjika e nisi më mirë duke kaluar në epërsi pas vetëm 11 minutave lojë, falë një goli të bukur të Youri Tielemans.

Megjithatë, pas kësaj Anglia e mori dominimin duke e barazuar rezultatin me Ivan Toney që u tregua i saktë nga pika e bardhë (17’).

Anglia në fakt e përmbysi epërsinë me Bowen që shënoi pas harkimit të Dunk, mirëpo që VAR-i e anuloi për pozitë jashtë loje.

Derisa vendasit po sulmonin, kundërshtarët zhvilluan një kundërzbritje të shpejtë me Tielemans që riktheu epërsinë pas asistimit të Lukakut (36’).

Në pjesën e dytë, Anglia ishte shumë herë më e mirë duke rrezikuar disa herë me Bowen e Phil Fodenit por që iu mungoi finalizimi.

Kur mendohej se Belgjika e fitoi ndeshjen, në skenë doli Jude Bellingham që realizoi një gol të bukur për ta shpëtuar Anglinë nga humbja (90+5').

Lajme të ngjashme