Tjetër gabim i Juves, ndalet nga Genoa
Juventus sërish ka dështuar t’i arkëtojë pikët e plota në shtëpi, duke u ndalur në barazim pa gola ndaj Genoa.
Edhe pse më të mirë në shumicën e kohës, “Zonja e Vjetër” barazoi me rezultat 0:0 në kuadër të xhiros së 29-të në Serie A.
Ndeshja në fillim ishte e barabartë, me pak raste nga dy palët. Genoa rrezikoi fillimisht me Banin që dështoi të shënonte nga një penallti në lëvizje.
Pas kësaj, Juventus tentoi ta barazonte rezultatin me Federico Gattin që kishte një rast të mirë nga afërsia, por mbrojtësi në fund bëri një ndërhyrje për t’ia devijuar gjuajtjen.
Juventus ishte shumë më e mirë gjatë pjesës së dytë, por që larg finalizimit. “Bianconerët” kishin disa raste me Vlahovici si dhe Illing Junior godit traversën mirëpo që iu mungoi fati.
Kështu, Juve qëndron në pozitën e tretë me 59 pikë derisa Genoa renditet në vendin e 12-të me 34 sosh.