Tjetër ditë, tjetër rekord: Ronaldo hynë sërish në histori
Sulmuesi Cristiano Ronaldo ka vendosur një tjetër rekord, duke u bërë lojtari i parë që bën 50 paraqitje në turne.
Portugezi kaloi një edicion mahnitës në Arabinë Saudite, ndërsa tani po drejton kombëtaren për ta fituar “Euro 2024”.
Ronaldo me paraqitjen ndaj Gjeorgjisë, do të bëhet lojtari i parë që bën 50 paraqitje në turne të mëdhenj.
Cristiano Ronaldo becomes the first European player to make 5⃣0⃣ appearances at major international tournaments 🐐 pic.twitter.com/ZtABiDYZ1c
— Football on TNT Sports (@footballontnt) June 26, 2024
Ky nuk është rekordi i vetëm që Ronaldo mund ta thyejë ngase mund të bëhet lojtari i vetëm që shënon në gjashtë turne të mëdhenj, si dhe lojtari më i vjetër që realizon në një Evropian.