Timo Werner kërkon të mos gjykohet për gola në Premierligë - NACIONALE

Timo Werner kërkon të mos gjykohet për gola në Premierligë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Timo Werner ka kërkuar që të mos gjykohet për gola, pasi mund ta ndihmojë skuadrën me asistime.

Gjermani u kritikua tej mase sa ishte te Chelsea shkaku që humbi shumë raste shënimi, megjithatë është rikthyer sërish në kampionatin anglez duke iu bashkuar Tottenhamit.

Në debutim ndaj Man Unitedit, Werner asistoi te goli i barazimit dhe deklaroi se shpreson që ta ndihmojë skuadrën londineze me asistime e të mos kritikohet për gola.

“Gjithmonë kishte kritika për lojë time atje. Në fillim, e nisa sikur këtu, pra luaja në krahun e majtë. Mendoj se shumë njerëz donin që unë të shënoja më shumë gola”.

“Por, te Tottenham me këto taktika që kemi dhe mënyrën si trajneri dëshiron që unë të luaj, mund t’i sjell shumë grupit, gjithashtu me asistime dhe ndoshta duke mos qenë personi kryesor që shënon gola. Për të bërë vrapime që të krijoj hapësirë për të tjerët sikurse asisti ndaj Unitedit”.

Werner shënoi 10 gola në 56 paraqitje në Premierligë në dy sezone për Chelsean, e luajti rol edhe në triumfin e Ligës së Kampionëve në vitin 2021.

Tani, Werner duhet ta dëshmojë vetën te Spurs meqenëse Heung-min Son pritet të mungojë për tërë muajin dhe ai mbetet sulmuesi i vetëm pranë Richarlisonit.

Lajme të ngjashme