Timo Werner flet për largimin nga Chelsea: Nuk u përshtata në taktikat e trajnerit
Sulmuesi Timo Werner thotë se humbi dëshirën për të luajtur futboll gjatë periudhës te Chelsea dhe thotë trajneri Thomas Tuchel ishin shkaktari për largimin nga klubi.
Gjermani iu ribashkua RB Leipzigut më herët këtë muaj pas dy viteve te skuadra londineze.
Werner menaxhoi të shënojë 23 gola në 89 paraqitje për "Blutë", por humbi besimin gjatë edicionit të dytë në "Stamford Brige" duke mos qenë në formacionin bazë nën urdhrat e Tuchel.
Gjermani e dinte se koha e tij në klub kishte përfunduar me arritjen e Raheem Sterling nga Manchester City edhe pse Manchester United shprehu interesim, Werner vendosi për rikthimin te Leipzig.
Werner sa ishte pjesë e Leipzig bëri emrin duke shënuar 95 gola në 159 paraqitje si sulmues.
"Për mua, kënaqësia e të luajturit futboll është në plan të parë. Sigurisht, pata sukses të madh te Chelsea, por argëtimi humbi pak në fund, sepse nuk luaja më rregullisht".
"Mendoj se sistemi i trajnerit nuk më është përshtatur perfekt. Për këtë arsye ishte e qartë se doja një hap tjetër. Jam në moshën ku dua të luaj sa më shumë të mundem".
“Unë vërtet i lidh sukseset shumë të mëdha me Chelsean – më i madhi i karrierës sime. Do të jetë gjithmonë një klub i veçantë për mua. Unë gjithashtu do të qëndroj në kontakt me shumë nga lojtarët e ekipit”, deklaroi gjermani.
Tuchel tani ka dëshirë që të përforcojë sulmin pas largimit të Werner, meqenëse është në kërkim të një qendërsulmuesi.
Romelu Lukaku u lejua huazim të rikthehet në Inter pas një sezoni zhgënjyes në "Stamford Bridge".
Chelsea ka pasur bisedime me Barcelonën për shërbimet e Pierre-Emerick Aubameyang dhe katalunasit kanë kërkuar 30 milionë euro për ish kapitenin e Arsenalit.
Ndërkohë ka raportime se edhe sulmuesit e tjerë si Callum Hudson-Odoi, Hakim Ziyech dhe Christian Pulisic.