Timo Werner dëshiron qëndrimin te Tottenham - NACIONALE

Timo Werner dëshiron qëndrimin te Tottenham

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Timo Werner thuhet se është duke shpresuar të mbetet te Tottenham, por ende nuk dihet nëse klubi londinez ndihet njëjtë.

‘Dështaku’ i Chelseas bëri rikthimin befasues në Premierligë gjatë janarit, duke iu bashkuar Spurs për gjashtë muaj nga RB Leipzigu.

28-vjeçari ka shënuar dy herë dhe dhuruar dy asistime në nëntë paraqitje me Tottenhamin që po synon ta sigurojë vendin e katërt në tabelë, njëkohësisht pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

Sipas “The Telegraph”, Werner dëshiron të qëndrojë te Tottenham dhe tashmë iu ka thënë bashkëlojtarëve se shpreson që lëvizja të bëhet e përhershme.

Si pjesë e marrëveshjes së huazimit, Tottenham ka të drejtën e blerjes për 14.5 milionë funte, vetëm gjysmën e asaj që Leipzig ripagoi për ta marrë nga Chelsea në vitin 2022.

Sidoqoftë, ai opsion skadon nëse nuk aktivizohet para se të nis “Euro 2024” më 14 qershor dhe nëse duan të bëjnë ndonjë ofertë pas kësaj date, atëherë çmimi mund të rritet si dhe garës t’i bashkohet ndonjë klub tjetër.

Ende nuk dihet nëse Tottenham dëshiron ta bëjnë këtë lëvizje të përhershme, ngase mund të kërkojnë një qendërsulmues natyral në afatin e verës.

Postecoglou deri më tani ka përdorur Heung-min Son, Johnson dhe Richarlison këtë sezon, mirëpo ky i fundit ka qenë i lidhur me një largim.

Braziliani pëlqehet nga disa klube arabe dhe me një shitje të mundshme, transferimi i Wernerit mund të kompletohet.

Lajme të ngjashme