Tifozi vdes në stadium, shtyhet ndeshja Granada - Bilbao - NACIONALE

Tifozi vdes në stadium, shtyhet ndeshja Granada - Bilbao

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Është ndërprerë ndeshja mes Granadas dhe Athletic Bilbaos, shkaku që një tifoz ka ndërruar jetë në stadium.

Një tragjedi ka ndodhur në kampionatin spanjoll, ku një tifoz ka ndërruar jetë derisa po shikonte Granada kundër Bilbaos.

Bilbao përmes një komunikate zyrtare njoftoi se të dy klubet në bashkëpunim me La Liga-n kanë vendosur të e shtyjnë ndeshjen, derisa shprehen ngushëllime për familjarët.

“La Liga dhe të dy klubet janë pajtuar që të ndërkrehet ndeshja shkaku i vdekjes së një tifozi në Los Carmenes”.

“Klubi i Athletic i shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Mendimet tona janë me familjen dhe të dashurit e personit”, shkroi klubi spanjoll.

Ndërkohë, në disa video të publikuara thuhet se tifozi është sëmurë gjatë takimit dhe ka ndërruar jetë.

Lajme të ngjashme