Tifozët skocez të sigurt se Albion Rrahmani do t’i bashkohet Rangers, ja arsyeja
Sulmuesi Albion Rrahmani është afër të largohet nga Rapid Bukureshti për t’iu bashkuar gjigantit skocez Rangers, kështu së paku besojnë tifozët e klubit.
Rrahmani është në qendrën e vëmendjes në Rumani, meqenëse më shumë se pesë klube po tentojnë ta blejnë ndërsa largimi pritet të ndodhë në ditët në vijim.
Sidoqoftë, tifozët skocez kanë “zbuluar” se Albion Rrahmani së fundmi ka nisur të ndjek në rrjetet sociale një restorant luksoz në Glasgow, që frekuentohet vazhdimisht nga lojtarët e Rangers.
“A e dini arsyen pse Albion Rrahmani po ndjek një restorant në Glasgow? Përkufizimi i thashethemeve të transferimeve të vitit 2024”, shkroi personi në fjalë në rrjetet sociale.
Right, who knows why Albion Rrahmani is following a restaurant in Glasgow?
— Gavin Kelly (@gmkelly1979) June 11, 2024
The definition of transfer rumours in 2024! pic.twitter.com/sA8KhbHv8V
Rrahmani është bërë gati për hapin e radhës të karrierës dhe këtë e dëshmoi duke munguar në stërvitje të hënën me skuadrën rumune.
Kosovari ishte mahnitës sezonin e kaluar duke hyrë edhe në formacionin më të mirë të javës, ndërkohë në verë pritet të shitet për një vlerë mbi 5 milionë euro.
Nga kjo marrëveshje do të përfitojë edhe skuadra e Ballkanit, që thuhet se ka 20 për qind të fitimit nga shitja e parë e lojtarit.