Tifozët e Real Madridit thonë se Benzema largohet si legjendë më e madhe se Cristiano Ronaldo - NACIONALE

Tifozët e Real Madridit thonë se Benzema largohet si legjendë më e madhe se Cristiano Ronaldo

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tifozët e Real Madridit janë të mendimit se sulmuesi Karim Benzema do të largohet si legjendë më e madhe e klubit se Cristiano Ronaldo.

Real Madrid të dielën konfirmoi se francezi që kaloi shumicën e karrierës në “Santiago Bernabeu” do të largohet në fundin e sezonit pas 14 viteve.

Disa tifozë të Realit besojnë se Benzema që shënoi 353 gola në 647 ndeshje është legjendë më e madhe se Ronaldo, që shënoi 450 gola para se të kalonte te Juventusi në vitin 2018.

Benzema është legjendë më e madhe në Madrid se Roanldo. Lojtari më i dekoruar në Madrid. Shënoi het-trik në El Clasico”.

Legjendë dhe kampion, është definicioni i Benzemas, çfarë karriere, ky largim është më i madh se i Ronaldos. Lamtumirë legjendë, do të na mungosh. Karim ëndrra”.

Benzema largohet nga Madridi më si legjendë se Ronaldo. Lojtari më i mirë i Madridit në histori”.

Largimi i Ronaldos nuk më shqetësoi por tani që Benzema largohet është e rëndë, shkaku që skuadra ishte lidhur me të por është e kuptueshme pse e bën këtë ndryshim. Lamtumirë legjendë. Shpresoj që ta marrë lamtumirën që e meriton”.

Ai e vendosi Realin në krahë kur Ronaldo u largua dhe Vinicius ishte fëmijë. E vetmja arsye pse fituam trofe gjatë asaj periudhe, Faleminderit për të gjitha”, këto ishin vetëm disa nga komentet e shumta të tifozëve madrilen.

Përndryshe, Benzema do t’i bashkohet Ronaldos në Arabinë Saudite, mirëpo te rivali Al-Ittihad në një marrëveshje 200 milionë euro për vit.

Lajme të ngjashme