Tifozët e Manchester Unitedit të çuditur, Ten Hag emërohet si trajneri më i mirë i muajit në Premierligë
Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag, është votuar si menaxheri më i mirë i muajit nëntor në Premierligë, me tifozët e Djajve të Kuq që nuk po mund t'ju besojnë syve.
Manchester United ishte skuadra e vetme pa humbje, me një rekord të përsosur fitoresh në të tre ndeshjet e tyre kundër Everton, Fulham dhe Luton Town. Ata ishin gjithashtu skuadra e vetme që mbeti pa gola të pësuar gjatë gjithë muajit. Pavarësisht kësaj, forma e tmerrshme e skuadrës në Ligë të Kampionëve dhe trazirat jashtë fushës kanë dhënë ndjenjën se Djajtë e Kuq janë në krizë. Tifozët duhej të kontrollonin dy herë njoftimin zyrtar pasi nuk mund ta besonin përzgjedhjen e holandezit.
Three wins without conceding 👏
— Premier League (@premierleague) December 8, 2023
Your @BarclaysFooty Manager of the Month is Erik ten Hag 👹@ManUtd | #PLAwards pic.twitter.com/dAfBa1OyXG
Kjo është hera e tretë për Ten Hag që votohet si trajneri më i mirë i muajit, pasi ai e fitoi atë në shtator 2022 dhe shkurt 2023. Mbrojtësi i tij, Harry Maguire, gjithashtu fitoi Lojtarin e Muajit në Premierligë. Ish-kapiteni i skuadrës fitoi miratimin e trajnerit holandez pasi ai fillimisht ishte në listën e transferimeve në verë.
Legjenda e Manchester United, Sir Alex Ferguson është i vetmi trajner që ka fituar çmimin prestigjioz më shumë se holandezi. Ai mori një rekord prej 27 herëve për Djajtë e Kuq, e fundit prej të cilave erdhi në tetor 2012.

Skuadra e holandezit tani do të jetë në aksion kur të përballet me Bournemouth të shtunën, më 9 dhjetor, teksa synon të vazhdojë ecurinë e tyre fituese në Premierligë. Djajtë e Kuq mund të kërkojnë të pushojnë skuadrën dhe të përqendrohen në përballjen e tyre kundër Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve.