Tifozët e Man Unitedit kënduan "nuk na bënë për Ronaldon" gjatë ndeshjes kundër Burnley
Një këngë e re u dëgjua nga tifozët e Manchester Unitedit në tribunat e Old Traffordit, ku djajtë e kuq po mirëprisnin Burnleyn në kupën Carabao, dhe në qendër të vëmendjes ishte Cristiano Ronaldo, ku gjatë këndimit tifozët u dëgjuan duke thënë ‘nuk na bënë për Ronaldon’.
Djajtë e kuq fituan ndeshjen me rezultat 2:0 dhe me këtë rast u kualifikuan në çerekfinale të Carabaos.
Kënga kushtuar sulmuesit portugez erdhi si rrjedhojë e zhvillimeve të fundit, ku 37-vjeçari dha një intervistë bombastike për Piers Morgan, që çoi deri në përfundim të kontratës me pajtim nga të dy anët më vonë.
Vargjet që u dëgjuan në stadium gjatë fitores së Manchester Unitedit ndaj Burnleyt, ishin:
"Nuk na bënë për Ronnin (Cristiano Ronaldon). Ronnit nuk i bën për neve. Neve na bënë vetëm për MUFC (Manchester United).”
Sulmuesi 37-vjeçar është aktualisht një lojtar i lirë pasi pranoi të largohej nga skuadra e Premierligës me efekt të menjëhershëm.
Ronaldo, i cili shënoi 145 gola në 346 paraqitje për Unitedin gjatë dy periudhave të veçanta, dha një intervistë të jashtëzakonshme për Piers Morgan muajin e kaluar, ku akuzoi menaxherin Erik ten Hag për mungesë respekti.
Kjo erdhi pasi Ronaldo refuzoi të hynte si zëvendësues gjatë fitores 2-0 të tetorit ndaj Tottenham Hotspur, pasi Ten Hag zgjodhi treshen e parë të Antony, Jadon Sancho dhe Marcus Rashford.

Që prej largimit nga Unitedi, asgjë mirë nuk shkoi për Ronaldon, i cili u paraqit për Portugalinë në tri ndeshjet e para në Botëror, por pastaj në ndeshjet e fazës së eliminimit direkt humbi vendin startues, me portugezët që pastaj u eliminuan në çerekfinale ne Maroku.

