Tifozët e Liverpoolin padisin UEFA-n për kaosin e shkaktuar në finale të Ligës së Kampionëve - NACIONALE

Tifozët e Liverpoolin padisin UEFA-n për kaosin e shkaktuar në finale të Ligës së Kampionëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Afër 900 tifozë të Liverpoolit që morën pjesë në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit të kaluar të organizuar në Paris, kanë ngritur padi ndaj organit më të lartë të futbollit evropian, UEFA-s, për lëndim lëndime personale të cilat dyshohen se janë shkaktuar nga kaosi jashtë stadiumit.

Firma ligjore Leigh Day ngriti një padi kundër UEFA-s dhe UEFA Events të hënën, sipas të dhënave publike të çështjeve të sjella në Gjykatën e Lartë në Londër.

Leig Day i tha Reuters se ka mbledhur pretendime nga 887 individë dhe ka gjithsej 1,076 klientë.

Liverpool issue statement demanding investigation after Champions League final chaos - Mirror Online

Dy firma të tjera ligjore, Pogust Goodhead dhe Binghams Solicitors me bazë në Liverpool, thanë vitin e kaluar se ato përfaqësojnë gjithashtu tifozët e Liverpoolit të cilët synojnë të padisin UEFA-n.

UEFA nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment mbi çështjen ligjore.

Sekretari i përgjithshëm i saj Theodore Theodoridis tha muajin e kaluar, kur UEFA njoftoi se do të rimbursonte tifozët e Liverpoolit që kishin bileta të caktuara, se "ne njohim përvojat negative të atyre tifozëve atë ditë".

Uefa had 'primary responsibility' for Champions League final chaos, damning report finds | Uefa | The Guardian

Organi qeverisës ka kërkuar falje pasi fillimisht fajësoi tifozët e Liverpool për kaosin, i cili vonoi finalen e vitit të kaluar me 36 minuta për të filluar, pasi mijëra tifozë të Liverpoolit nuk mundën të hynin në Stade de France për ndeshjen kundër Real Madridit më 28 maj.

Policia franceze u filmua duke përdorur gaz lotsjellës ndaj tifozëve, të cilët u ankuan për trajtim të ashpër.

Liverpool-Real Madrid Champions League final delayed amid fan chaos

Një rishikim i pavarur i incidenteve jashtë stadiumit, i publikuar në shkurt, zbuloi se UEFA ishte përgjegjëse për një "numër të madh të gabimeve që për pak sa nuk çuan në katastrofë" përpara finales, të cilën ’Mbretërit’ e fituan 1:0.

Lajme të ngjashme