Tifozët e Kosovës ende s’e kanë konfirmuar udhëtimin për në Rumani - NACIONALE

Tifozët e Kosovës ende s’e kanë konfirmuar udhëtimin për në Rumani

1 vit më parë

nga NACIONALE

Edhe pse u raportua në mediat rumune se tifozët e Kosovës “Dardanët" do të udhëtojnë për në Bukuresht, një gjë e tillë është ende e pavërtetë, kështu ka deklaruar kryetari Lulzim Berisha për Gazetën Nacionale.

Kosova do të jetë mysafir i Rumanisë të premten, sfidë e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Rumania në herën e fundit ka qenë një vend mjaftë armiqësorë për Kosovën, ku tifozët e tyre vazhdimisht kënduan “Kosova është Serbi”, si dhe shpalosën disa banerë anti-Kosovë.

Pavarësisht kësaj, mediat rumune raportuan se tifozët e Kosovës do të jenë të pranishëm por një gjë e tillë s’u konfirmua nga Berisha. Ai për Nacionalen tha se ende nuk është marrë vendimi.

Jo, nuk kemi publikuar asgjë zyrtare. Unë apo ndonjë zyrtar i joni nuk ka folur fare për mediat rumune”.

“A do të jeni të pranishëm? Ende nuk e dimë. Tash jemi duke pritur konfirmimin nga siguria dhe policia dhe brenda ditës do t’iu njoftojmë nëse do të shkojmë apo jo”, tha ai shkurtimisht.

Kosova aktualisht është tre pikë prapa Rumanisë në ligën C të Ligës së Kombeve, ndërsa i nevojitet një fitore e thellë me goldallim prej katër golave për ta marrë kreun meqenëse rumunët na mposhtën 0:3 në “Fadil Vokrri”.

Kujtojmë, përballja do të zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në “National Arena”, ku i tërë stadiumi do të jetë i stërmbushur përpos një pjese të tifozëve që UEFA ua ka ndaluar hyrjen.

Lajme të ngjashme