“T'i thyej turinjtë”, “Hajde kur të duash” – Pamje nga kacafytja mes Torresit dhe Arbeloas - NACIONALE

“T'i thyej turinjtë”, “Hajde kur të duash” – Pamje nga kacafytja mes Torresit dhe Arbeloas

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Fernando Torres dhe Alvro Arbeloa ishin bashkëlojtarë në Liverpool dikur, por tani po kacafyten në vijën anësore të fushës si trajnerë.

Ish-përfaqësuesit e Spanjës janë rikthyer në Madrid për të punuar në akademitë e Atletico Madridit dhe Real Madridit, përkatësisht.

Ata u përballën gjatë derbit të ekipeve U19 të kryeqytetit të dielën, dhe gjakrat vluan aq shumë saqë ata gati sa nuk u grushtuan mes vete.

Ish-sulmuesi Torres e shtyu ish-mbrojtësin Arbeloa dhe pastaj i tha “do të t’i thyej turinjtë”.

Arbeloa iu përgjigj duke i thënë “hajde kur të duash”, para se lojtarët dhe stafi i të dy ekipeve të ndërhynin për t’i ndarë.

Gjyqtari e përjashtoi Torresin me karton të kuq, ndërsa Arbeloan e ndëshkoi vetëm me të verdhë.

Ndeshja përfundoi 2:2 pas vazhdimeve, ndërsa Reali fitoi 4:2 në penallti, duke kaluar në gjysmëfinale të Kupës për të Rinjtë.

Lajme të ngjashme