"Ti je idhulli im" - Ronaldo e befason djalin e Marcelos me dhuratë unike për Krishtlindje - NACIONALE

"Ti je idhulli im" - Ronaldo e befason djalin e Marcelos me dhuratë unike për Krishtlindje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, e ka befasuar djalin e ish-bashkëlojtarit të tij te Real Madridi, Marcelo, duke i dërguar një dhuratë speciale për Krishtlindje në Brazil.

Superylli portugez, i cili tani e një vit është pjesë e skuadrës së Arabisë Saudite Al Nassr, kaloi nëntë vjet duke punuar së bashku me Marcelon në Santiago Bernabeu midis 2009 dhe 2018. Dyshja shijuan sukses të konsiderueshëm së bashku, duke fituar dy tituj të La Ligës, katër kurora të Ligës së Kampionëve dhe tre triumfe në Kupën e Botës për Klube FIFA – ndërsa Ronaldo u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Los Blancos.

Marcelo Cristiano Ronaldo Real Madrid

Ronaldo dhe Marcelo kishin një marrëdhënie të mirë brenda dhe jashtë fushës në Madrid, me dyshen që shiheshin shpesh duke bërë shaka në fushën e stërvitjes, por CR7 zgjodhi të merrte një sfidë të re kur u largua nga Spanja për gjigantët e Serie A, Juventus.

Kontaktet mes futbollistëve kanë vazhduar. Marcelo që karrierën po vazhdon në vendlindje te Fluminense, fituese e Kupës Libertadore, pranoi një dhuratë për djalin e tij nga Lindja e Mesme. Djali i brazilianit me të parë dhuratën, lumturinë e tij e tregoi në rrjetet sociale, ku postoi me një mbishkrim: “Faleminderit shumë Cris. Unë të dua. Ti je idhulli im @cristiano”.

Ishte përfolur se Marcelo do të transferohej në Al Nassr pas eksperiencës së tij në Greqi, por ylli brazilian tha se e ndjeu se duhej të kthehej te rrënjët e tij.

Lajme të ngjashme