Thuajse e kryer, Calafiori tani shumë afër Arsenalit - NACIONALE

Thuajse e kryer, Calafiori tani shumë afër Arsenalit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi Riccardo Calafiori është shumë afër për t’iu bashkuar gjigantit anglez Arsenal.

Para disa javëve negociatat mes dy Bolognas e Arsenalit kishin ngecur shkaku i çmimit të kartonit së italianit, por tani klubi londinez e ka përmirësuar ofertën.

Gazetari Gianluca di Marzio raporton se orët e ardhshme kanë qenë shumë vendimtare dhe tani dy klubet janë afër për të gjetur marrëveshje për 50 milionë euro.

Negociatat u zhbllokuan falë punës së agjentit Alessandro Lucci, i cili në dy ditët e fundit i ka bindur dy klubet të bashkëpunojnë së bashku, duke bërë që marrëveshja të jetë shumë pranë.

Bonuset e fundit dhe përqindjet po diskutohen, me Bolognan tashmë që është e bindur se italian do të kalojë në Angli, për të luajtur nën urdhrat e trajnerit Mikel Arteta.

Ndërkohë, 50 për qind të fitimit do ta fitojë skuadra e Baselit, të cilët kishin vendosur këtë përqindje kur e shitën një vit më parë.

Arsenali përndryshe është duke punuar edhe në afrimin e Nico Williams, mirëpo edhe kjo marrëveshje ka ngecur shkaku që lojtari po e pëlqen Barcelonën.

Lajme të ngjashme