Thomas Tuchel pritet të vazhdojë me Bayern Munichun - NACIONALE

Thomas Tuchel pritet të vazhdojë me Bayern Munichun

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Edhe pse u turpërua nga presidenti i klubit, si dhe u raportua se dëshiron të rikthehet në Premierligë, trajneri Thomas Tuchel pritet të qëndrojë edhe sezonin tjetër në Bayern Munich.

Klubi gjerman ishte interesuar për katër trajnerë për ta zëvendësuar Tuchelin, por secili prej tyre vendosi ta refuzojë për arsye të ndryshme.

Duke parë opsionet e pakta, Bayern Munich ka nisur bisedmiet me Tuchel për ta bindur që të qëndrojë edhe për sezonin tjetër, pavarësisht që e shkarkuan më 21 shkurt 2024.

“Bayern tani po punon me Tuchelin për ta ndryshuar vendimin e shkarkimit që u mor më 21 shkurt”.

“Tuchel është i gatshëm për të qëndruar te Bayerni pavarësisht disa javëve turbulente si dhe kritikave publike nga Hoeneb”, shkruan gazetari i besueshëm gjerman Florian Plettenberg.

Sidoqoftë, marrëveshja mes dy palëve ende s’është arritur ngase po negociohet për një kontratë të re. Tuchel ka kërkuar kontratë deri në vitin 2026.

Nëse Bayern pranon këtë kontratë të re për Tuchel, atëherë ky i fundit nuk do ta kishte problem të vazhdonte punën me të njëjtin sistem.

Kujtojmë, Bayern Munich dështoi keq këtë sezon duke e mbyllur pa trofe dhe synojnë që edicionin tjetër ta ndryshojnë këtë situatë.

Lajme të ngjashme